Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uells, ku një 10-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një qen i racës pitbull.
Sipas Sky News, pronarja e qenit, një 28 vjeçare, u arrestua nga policia me akuzën se nuk e ka kontrolluar si duhet një qen të rrezikshëm.
10-vjeçari, Jack Lis u sulmua teksa po shkonte në shtëpinë e një shokut të tij. Agjentët e policisë të cilët ndërhynë vendin e tragjedisë, vranë qenin.
10-vjeçari gjendej shumë pranë shtëpisë së tij. Teksa po luanin në kopsht, ai u sulmua nga një Pitbull. Kafsha i iku nga kontrolli pronares së tij dhe iu sul 10-vjeçarit duke e kafshuar pa pushim deri sa e vrau.
Shoku i fëmijës kërkoi ndihmë dhe policia mbërriti brenda pak minutash por për 10-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë. Policia ka nisur hetimet dhe mori në pyetje dy persona të tjerë të cilët shkuan vullnetarisht në komisariat për të dhënë dëshminë e tyre.
Agjentët e policisë kërkuan kufizimin e qarkullimit të informacioneve në rrjetet sociale për të mos penguar hetimet.