Çfarë më motivon të pikturoj portrete të figurave historike dhe personaliteteve të njohura shqiptare? Magjepsja dhe respekti për ta është inspirim për mua ti reali-zoj portretet e më të suksesshmëve, të guximtarëve, të mirëve, krijuesve shqip-tarë kudo në botë. Artistët, Poetët, luftëtarët dhe studiuesit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë-imazhin e tyre zënë një vend të veçantë në zemrën time dhe koleksionit tim që është vazhdimisht në zgjerim, eshte shprehur piktori i njohur shqiptar Gazmend Freitag qe tash e sa vjet jeton e vepron ne Austri ku ka bere emer edhe pertej ketij shteti evropian shkruan Botapress.
Ne foto : Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Ibrahim Rugova, Alexander Moissi, Princess Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Mother Teresa, Krist Maloki, Havzi Nela, Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanushi.