Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

    Pikëkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura. Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Dje në Veri është sulmuar Policia e Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic, një u lëndua dhe një është plagosur.