• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pika 7 e propozimit evropian që “pritet” ta pranojë sot Kurti, çfarë thotë për Asociacionin dhe Kishën Ortodokse Serbe?

nga Bota Press
27 Shkurt, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Pika më e pagëlltitshme e Plan-Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, plan ky i cili pritet të pranohet “publikisht dhe zyrtarisht” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “Pika 7” e cila përmban dhënien e një “niveli adekuat të vetëqeverisjes” për komunitetin serb të Kosovës dhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

“Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë, në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në pjesën e parë të pikës 7 në draftet të cilat kanë qarkulluar në media edhe të cilat janë konfirmuar edhe nga kreu i ekzekutivit kosovar.

LEXO EDHE KETE

Fillon takimi i Kurtit me Borrell dhe Lajçak

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet më tej në pikën 7.

Ndërsa sa i përket “vetëqeverisjes” e cila lexohet vetëm se si një eufemizëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kryeministri i Kosovës, është shprehur ambig duke i dhënë “gjashtë kushte”, ndërkaq për këtë të funden e ka pranuar se do të bëhet dhe se atë e ka “të trashëguar” nga bisedimet e Vjenës.

Sot ballafaqohen “kushtet” e Kurtit dhe të Vuçiqit në Bruksel, betejë mes njohjes “de facto” dhe Asociacionit

Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe është pjesë e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, propozim të cilin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar.

Por, megjithatë, Kurti në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës garantoi se “se asgjë e veçantë, privilegjuese, historikisht kontestuese e që ka të bëjë me Kishën Ortodokse Serbe, nuk do të pranoja asnjëherë të përfshihej në një marrëveshje sikur kjo”.

Formalizimi, sipas tij, nënkupton njohjen e Kishës Ortodokse Serbe si person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të Republikës së Kosovës. “Nuk nënkupton asgjë të veçantë”, u shpreh ai.

“E kam trashëguar”, tha Kurti, teksa rikujtoi se ajo është pjesë edhe propozimit të Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Kosovës. “Andaj i takon një analize politiko-historike të përcaktojë se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”, shkruan Insajderi.

“Në propozim përmbahet një pikë mbi formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negociom mbi statusin e saj, e as diskutim mbi të drejtat e veçanta”.

“Formalizimi nënkupdton njohjen e Kishës Ortodokse Serbe si person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare në legjislacionin e brendshëm të RKS. Nuk nënkupton asgjë të veçantë”, tha ai.

Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe do të bëhet, tha ai./Botapress.info/

Tags: AsociacioniBEPropuzimet

Të ngjashme

Aktuale

E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Rasti Dehari: Si dhe pse u kthyen në punë të shkarkuarit nga ministrja Albulena Haxhiu?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Aktuale

Tensionet në veri, “Vatra” i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë kërkesat e Uashingtonit

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.