[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pija që largon helmet nga organizmi



Ushqimet që konsumojme përmbajnë edhe një sasi të toksinave të cilat duhet të largohen sa më parë nga organizmi ynë. Ju paraqesim një pije interesante që e ndihmon këtë proces.

Nëse me të vërtetë doni që të pastroni organizmin, shkencëtarët sugjerojnë që ju të bëni këtë duke shtuar një ujë përbërës, që do t’i bëjë mirë trupi tuaj, shkruan “Mirror”.

Në pyetje është e patatja e ëmbël, e cila mundet t’ua reduktojë oreksin në mënyrë të mjaftueshme.

Kjo pije duhet të përgatitet në mënyrë të veçantë.

Hulumtuesit nga Japonia sugjerojnë që patatja e ëmbël duhet të zihet, dhe pastaj të pihet uji me të cilin janë zier patatet.

Është zbuluar se proteinat që mbeten në ujë, pasi patatet janë zier, në mënyrë efektive kanë ulur oreksin tek minjtë dhe prandaj ata besojnë se do të ketë të njëjtin efekt në njerëz.

Shkencëtarët thanë se rezultatet janë premtuese, sepse ato tregojnë se ky ujë “mbeturinë” mund të përdoret në vend se të hidhet.

Ky reduktim i oreksit do të ndikojë në futjen e një sasie më të vogël të ushqimit në organizëm dhe rrjedhimisht edhe sasi më të vogël të toksinave. Njëkohësisht kjo ndihmon shumë tek personat që kanë mbipeshë dhe duan që të dobësohen.