• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Philip Reeker-it i ndërrohet posti, kjo është pozita që ka marrë

nga Bota Press
23 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se është i vendosur për të ndërruar plotësisht skeletin diplomatik në Evropë.

Përveç ambasadorëve të rinj që pritet të vijnë në Kosovë, Serbi, Biden ka vendosur njerëz të rinj në dy pozita kyçe në Zyrën Për Evropë dhe Azi në Departament të Shtetit, zyrë kjo që merret në mënyrë të veçantë edhe me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në vend të diplomatit Philip Reeker në pozitën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro Azisë është emëruar Karen Donfried. Nga kjo pozitë e lartë që ka pasur në ‘State Departament’, Reeker është dërguar në ambasadën e ShBA-së në Londër si i ngarkuar me punë.

Kohë më parë nga Byroja për Europë dhe Eurazi ishte larguar edhe Matthew Palmer.

Në vend të Palmer i cili ka ushtruar pozitën e zv. ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe që ka qenë i dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor tashmë është emëruar, Gabriel Escobar. Palmer është dërguar në Bosnje e Hercegovinë për t’u marrë me reformën zgjedhore atje.

Përveç këtyre dy figurave që Biden ka vendosur t’i largojë nga skeleti i diplomacisë amerikane në Evropë dhe Ballkan, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur që të ndërrojë edhe ambasadorët në Prishtinë, Beograd.

Në Prishtinë do të vijë Jeffrey Hovenier pas largimit të Philip Kosnett nga pozita e ambasadorit.

Ndërkohë një nga emrat më të përfolur në rajon, që pritet të marrë pozitën e ambasadorit të ShBA-së në Beograd, është Christopher Hill.

Bazuar në përvojën që Hill ka me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në raportet Kosovë-Serbi, pritshmëritë se diplomati amerikan do t’i lëvizë gjërat përpara janë shumë të mëdha.

Përveç këtyre emrave, Biden ka bërë lëvizje edhe në Washington duke e emëruar James O’Brien si koordinator për politikat e sanksioneve, ndërkohë i angazhuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor pritet që të jetë edhe një diplomat me përvojë si Michael Murphy.

Këta pesë emra po shihen si përzgjedhje speciale e Joe Biden për të shtyrë përpara dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Botapress.info/

Tags: Philip Reeker

Të ngjashme

Kosovë

Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti në fundjavë

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Prishtina bëhet për herë të parë me “Rrugë për fëmijë”

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

A do ta mbështet VV-ja “Marshin për Drejtësi” , kjo është përgjigjeja

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
  • Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
  • Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur
  • “Një pjesë e marrëveshjes po zbatohet”, për çka e ka fjalën Ambasadori Hovenier
  • Njerëzit e Ahtisaarit në Prishtinë, çfarë kontributi do të japë Finlanda për marrëveshjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.