• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës për moshat 5 deri në 11 vjeç

nga Bota Press
20 Shtator, 2021
në Shëndeti
Medical syringe is seen with Pfizer company logo displayed on a screen in the background in this illustration photo taken in Poland on November 16, 2020. (Photo by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

Medical syringe is seen with Pfizer company logo displayed on a screen in the background in this illustration photo taken in Poland on November 16, 2020. (Photo by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

ShareShareShare

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë miratimin e rregullatorve për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Rezultatet e provave klinike të vaksinës së tyre kanë treguar se ajo është e sigurtë dhe pranohet mirë nga kjo grupmoshë duke nxitur një përgjigje imune të “fuqishme”.

Prandaj përmes një komunikate, Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë një miratim sa më të shpejt.

Kompanitë thanë më 20 shtator se vaksina do të injektohet me një dozë më të ulët se ajo që jepet për personat 12 vjeç e lart

“Rezultatet janë një bazë e fortë për të kërkuar autorizimin e vaksinës sonë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç dhe ne planifikojmë ta dorëzojmë kërkesën me urgjencë në FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) dhe rregullatorët e tjerë”, tha kryeshefi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Më vonë këtë vit këto kompani do të shpallin edhe rezultatet e testimit të vaksinës për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

“Që nga muaji korrik, rastet e fëmijëve me COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën e për vaksinim”, tha Bourla.

Zyrtarët kryesorë shëndetësorë amerikanë besojnë se rregullatorët mund të marrin një vendim brenda tre javësh nga paraqitja e kërkesës për autorizim nga kompanitë, thanë dy burime për Reuters

Muajt e fundit shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 janë rritur në Shtetet e Bashkuara për shkak të variantit shumë ngjitës Delta.

Një autorizim i shpejtë mund të ndihmojë në zbutjen e një rritjeje të mundshme të rasteve në vjeshtë, veçanërisht pasi shkollat tashmë janë hapur.

Tags: femijetPfizer

Të ngjashme

Lajme

Shenjat e para të sëmundjes Alzheimer shfaqen në sy

nga Bota Press
27 Mars, 2023
Lajme

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur flini më pak se gjashtë orë

nga Bota Press
17 Mars, 2023
Lajme

Shenjat që ju paralajmërojnë se keni gurë në veshka

nga Bota Press
12 Mars, 2023
Lajme

Pesë mënyra për të kuruar dhimbjen e kokës pa përdorur qetësues

nga Bota Press
12 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Nxehet debati, Kurti pyetet edhe për Luiz Ejllin: Ndoshta është keq…
  • Kurti kritikon Thaçin: Po ta kishim kazermën e FSK-së në veri, situata do të ishte ndryshe
  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.