Kryetari i Forumit të Rinisë në Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar pas publikimit të Gazetës Nacionale, që dajës së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, i është pezulluar granti i dhënë nga Ministria e Bujqësisë.
Grui përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është një fitore e vogël, ku ka shtuar se hapi tjetër duhet të jetë anulimi.
“Kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona. Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.” – ka shkruar Guri.
Ai tutje ka thënë se pas dajës, tash duhet të anulohet edhe granti që i është dhënë vëllait të Pacollit.
Ndër të tjera Guri ka shtuar se nuk do të ndalen dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj pune.
“Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës. Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT.” – ka përfunduar Guri.