[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Petrit Gashi :Rrethanata gjeopolitike në Ballkan, dhe pikëpamjet amerikane për ballkanin pas ardhjes së Trump



Shkruan. Prof. Petrit Gashi 
Ballkani ka qenë nder pikat me të ndjeshme të Evropës dhe botës së paku në 7 shekujt e 
fundit, të cilët veç tjerash kanë qenë edhe ballafaqim i forcave mes fuqive të mëdha. E vërteta 
është se Ballkani si tersi, ishte edhe një arene konfliktesh të brendshëm të sponsorizuar po nga 
këto fuqi të cilat pretendonin ta sundonin botën, dhe  krijonin je rrafsh gjeopolitik  vend 
shpesh edhe përmes ndikimit  religjionit, dhe duke krijuar histori mitologjish. Në këtë lloj 
përplasjesh, Ballkani gjatë historisë ka dite të jete edhe objekt pazaresh mes fuqive të mëdha por 
edhe burim problemesh për ballafaqim  drejtpërdrejt të tyre  cilët kane dërguar edhe  luftëra 
botërore. 
Sot, pas gjithë asaj historie të dhimbshme për Ballkanin, pothuajse është i vetmi vend në 
Evropë i cili ka mbet i pandryshuar në kontestin e etjeve Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike, dhe në 
parashikimin se aty mund të lindin konflikte të ardhshme. Pas Luftës së Dyte Botërore, ku kjo 
pjese e Evropës u nda më përqindje në ndikimin Lindje-Perëndim, ashtu siç u nda me përqindje e 
gjithë bota, Ballkani përsëri mbeti burim konfliktesh. Sepse edhe pas kësaj ndarje Lindja dhe 
Perëndimi ishin fqinje të pare dhe “pika e kuqe” e kufirit ndaj njeri-tjetrit, dhe normalisht se ishte 
një bombë në ndezje e cila do ishte shkatërrimtarë për të dyja palët. 
Edhe pas fitores së perëndimit në vitet ’90-ta ndikimi gjeopolitik i perëndimoreve ishte i 
rezervuar, ndërsa gadishulli përplasej me luftën me të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore. 
Por këmbëngulësia amerikanë e mbështetur nga bota Demokratike e fitoj edhe këtë pjesë. 
Shqiptaret si tersi mund të thuhet se për here të parë në histori fituan në këtë betejë të 
dhimbshme, duke i bere miq fuqitë më të mëdha të botës, duke fituar mbështetjen ekonomike 
dhe politike të tyre, dhe madje duke fituar edhe ndërhyrjen e tyre ushtarake në tokat shqiptare 
dhe madje duke u bere pjese e NATO-s. 
 
Por sot pas kaq vitesh sikur po zbehej kjo fitore në Ballkan, dhe rajoni ka hyre në një 
rrezik tensionesh të ndërlikuara gjeopolitike të fuqive të mëdha. Aktualisht në Ballkan po 
veprojnë 4 forca të fuqishme Gjeopolitike: 
Gjeopolitika ruse duke mbështetur popujt skllav në Ballkan; 
Gjeopolitika Amerikane duke mbështetur popujt kryesisht të diskriminuar gjatë 
historisë; 
Gjeopolitika Turke duke u munduar të krijoj një rend të ri në Ballkan me pretekstin se 
këta popuj ishin pjesë të perandorisë së saj; dhe  
Gjeopolitika evropiane e udhëhequr nga Gjermania duke promovuar një koncept të ri 
të kombinuar amerikano-evropian për një Ballkan stabil, shpeshherë përmes forcës 
ekonomike. 
Zhvillimet e viteve të fundit si: aneksimi i Krimese, lufta në Siri, përpjekjet 
ndërkombëtare kundër terrorizmit, problemet amerikano-kineze për detin, promovimi i armeve 
me moderne dhe gara e armatimeve, rritja graduale e skepticizmit në Evropë, problemet me 
gazin rus, alternativa e zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së dhe se fundi zgjedhja e një presidenti 
kontrovers në SHBA, ka bere që Ballkani në përgjithësi por edhe shqiptaret në veçanti nuk do 
ndjehen të sigurte në këtë pjese të Evropës. 
Por cila është e vërteta e këtyre zhvillimeve në Ballkan? Sa do ndikoj Tramp në 
pikëpamjet amerikanë për Ballkanin? A do jene shqiptaret përsëri pjesë e pazareve mes Lindjes 
dhe Perëndimit? Sa është i pranishëm stabiliteti gjeopolitik amerikan në Ballkan etj.? Janë vetëm 
disa nga pyetjet që për ditë sheh nder portale e gazeta në Kosovë e më gjerë. 
Unë mendojë se Ballkani ashtu si në të kaluarën do jete përsëri një pikënisje e “muskujve 
të fortë mes Lindjes dhe Perëndimit, por kësaj radhe nëse hapet çështja e Ballkanit dhe 
diskutohet  tavolinat e mëdha, nuk do ta ketë këtë konfiguracion gjeografik çfarë e ka sot. E 
para,  se edhe pas administratës Tramp, pikëpamjet amerikane për Ballkanin nuk do  
ndryshojnë, madje këto pikëpamje vetëm sa mund  jenë  përshpejtuara  taborin gjeopolitik 
 
amerikan  ata kanë projektuar për ketë pjesë, nëse Ballkani futet  një pazar global. 
Stabiliteti politik do  kërkohet me çdo kusht, dhe   këtë stabilitet jam i bindur se do  
fitojë perëndimi,  ani pse skepticizmi e ka kapluar botën pas zgjedhjes se Donald Tramp  
postin e Presidentit. Mirëpo  këtë tabor  zgjedhjes  problemeve mund  kontribuojnë 
fuqishëm edhe shqiptarët ku vendosmërisht  kërkojnë zgjedhjen e çështjeve  tyre njëherë e 
mire, dhe kjo zgjedhje do jetë balancim i forcave mes Lindjes dhe Perëndimit. Shqiptaret  
përgjithësi janë deklaruar pro-amerikanë me perspektivë evropiane , duke u drejtuar kah dy 
partner  fuqishëm perëndimor, por forcimi i Rusisë dhe Turqisë (edhe pse kjo e fundit 
deklarohet si mik i ngushtë i shqiptareve) mund  jetë një Pazar i dhembshme  kurriz  
shqiptareve dhe pikënisje e destabilitetit  rajon, nëse ata nuk dinë  përfillin mesazhet qe vine 
nga Uashingtoni dhe Brukseli. 
SHBA si tersi por edhe Evropa perëndimore  veçanti nuk do  lejoj  Rusia me 
partneret e saj ta rrëmbej Ballkanin  sferën e vet gjeopolitike, sepse dalja e Rusisë  ujërat e 
nxehta ( Detin Adriatik dhe Mesdhe) do jete fundi i ndikimit amerikan  Kontinent, dhe ketë 
nuk do e lejoj asnjë President amerikan, madje as Donald Tramp, ne  kundërtën boten e presin 
ditë  vështira. 
 
( Autori është studiues i politikave Evropiane dhe ndërkombëtare)