[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës



Pesë makina janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur pranë Vorës, ku për pasojë është bllokuar trafiku për disa minuta.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga kjo përplasje, ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen të gjitha hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj përplasje.