[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përveçse u kafshua nga peshkaqeni, ajo mori edhe 6 mijë dollarë gjobë (Video)



Një turiste e cila është xhiruar duke u përpjekur për të marrë një selfie me një peshkaqen në një plazh brazilian është dënuar me një gjobë prej rreth 6 mijë dollarësh.

Gruaja, së cilës nuk i është treguar emri publikisht, nxori peshkaqenin e vogël nga deti, derisa ajo ecte përgjatë plazhit në arkipelagun Fernando de Noronha, në brigjet e Brazilit, përcjell Telegrafi.

Por më pas asaj iu desh të “luftonte” me peshkaqenin që ishte “kapur” për duart e saj, duke e lënë 35 vjeçaren të plagosur, për çfarë ishte dashur t’i bëhej edhe një qepje.

Video e përpjekjeve të gruas braziliane për të hequr peshkaqenin nga dora e saj është shpërndarë në internet.