Përveç rrogës “astronomike” si futbollistë, Lewandowski ka edhe një pasuri marramendëse dhe biznese të ndryshme

Robert Lewandowski, një nga lojtarët më të mirë në botë, tashmë është në qendër të projektit afatshkurtër të Barcelonës. Sulmuesi polak. Në fakt, nuk shkëlqen vetëm në fushë, por edhe në botën e biznesit.

Sipas revistës Forbes, të ardhurat e Robert Lewandowskit i kalojnë 30 milionë eurot për shkak të kontratës së tij të lartë dhe një sërë marrëveshjesh sponsorizimi. Vetëm futbollistët e kalibrit të Cristianos, Messit dhe Neymarit kanë fituar më shumë para në vitin 2021 se ish-sulmuesi i Bayernit.

Në Mynih, Lewa fitonte rreth 20 milionë euro nga kontrata si futbollist. Domethënë, 13 milionë të tjera (33 milionë në total, sipas Forbes) vijnë nga marrëveshjet e tij me firma dhe kompani si Nike, Huawei dhe Procter & Gambl.

Bizneset i Lewandowskit

RL9 është marka e sulmuesit dhe më e rëndësishmja, ai e përdor edhe si “nofkë” në rrjetet e tij sociale. Në fakt, thuhet se klubi katalanas do t’ia japë polakut numrin 9 që aktualisht e ka Depay. Shumë e rëndësishme në projektet në biznes është bashkëshortja e tij, Anna Lewandowska.

“Foods by Ann” është biznesi i ushqimit dhe fitnesit i udhëhequr nga partnerja e futbollistit. E njëjta gjë vlen edhe për markën e veshjeve 4F, në të cilën Lewandowska luan një rol të madh.

Përveç kësaj, lojtari i Barcelonës lançoi Stor9, gjithashtu me bashkëpunimin e bashkëshortes së tij. Është një agjenci marketingu, reklamash dhe marrëdhëniesh me publikun që punon me kompani të mëdha në mbarë botën dhe ka partneritet me “Group One” për të krijuar “RL Media”, një divizion i fokusuar gjithashtu në sektorin e komunikimit.

Por bizneset e polakut nuk mbyllen me kaq. Lewandowski ka investuar në Protos Venture Capital, një tjetër kompani polake e dedikuar për të mbështetur krijimin e startup-eve në internet. Video-lojërat tërheqin gjithashtu vëmendjen e Lewas, që ka krijuar “RL9 Games”. Polaku është i përfshirë edhe në gastronomi, me restorantin e tij Nine’s në Varshavë.

ngjashme