Memli Krasniqi është kandidati zyrtar për të parin e PDK’së, mirëpo, sipas Betim Gjoshit, edhe Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën e tij në ditët në vazhdim, shkruan Gazeta Botapress.
Gjoshi tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi PDK’ja ka disa figura meritore për këtë post. “Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij, mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi .
Gjoshi tutje shtoi se Konventa e 10’të e PDK’së do të fillojë të shtunën me 3 korrik në ora 9:30.
Kujtojmë, Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.
Enver Hoxhaj ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK’ja në zgjedhjet e 14 shkurtit./Botapress/