[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përurohet projekti i përbashkët në mes Komunës së Lipjanit dhe UNDP



Në një ceremoni të organizuar në Bibliotekën e qytetit të Lipjanit, sot u përurua projekti “Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë”, projekt i realizuar falë bashkëpunimit të mirë në mes të Komunës së Lipjanit dhe UNDP-së.
Në kuadër të këtij projekti është bërë rregullimi i oborrit në Xhaminë “Mulla Sherif Ahmeti” në Lipjan, rregullimi i infrastrukturës së varrezave të qytetit në Lipjan, renovimi i rrethojës dhe objektit të Kishës “Shën Flori dhe Lauri” duke përfshirë edhe renovimin e dyshemesë së Kishës, si dhe renovimi i Kapellës në Varrezat Ortodokse Serbe.
Në këtë rast, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti falenderoj donatorët, bashkësitë fetare dhe gjithë qytetarët që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti të përbashkët, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdojmë edhe në të ardhmën me qëllim të ndërtimit të mirëbesimit në mes të qytetarëve të Lipjanit.
I pari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka vlerësuar si të vecantë këtë ditë sepse po bëhet përurimi i një projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin e infrastrukturës së varrezave të qytetit të Lipjanit, atyre muslimane edhe ortodokse, si dhe në infrastrukturën e Xhamisë dhe të Kishës në Lipjan
“Pa dyshim se ky projekt paraqet njërin ndër projektet më të mira të realizuar gjatë vitit të kaluar, jo vetëm për nga vlera financiare, por edhe nga vlera e ndërtimit të besimit në identitetet e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Lipjan” ka theksuar Kryetari Ahmeti.
Ai po ashtu beson fuqishëm që bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë edhe viteve në vijim sepse ky është vizion dhe qëllim i përbashkët i qytetarëve lipjanas.
Zëvendës drejtori i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, Libor Chlad, ka premtuar se edhe në të ardhmën zyra e BE-së do të përkrah komunën e Lipjanit në realizimin e projekteve.
“Është nder për mua që së bashku të festojmë edhe një shembull jashtëzakonisht të mirë që e kemi pasur me Komunën e Lipjanit ”, tha Chlad.
Po ashtu, ai tha se ky projekt nuk do të mund të realizohej pa përkrahjen dhe bashkëpunimin e mirë me Kryetarin e Komuëns, Imri Ahmeti si dhe akterët e tjerë të përfshirë në këtë projekt.
Rreth realizimit të këtij projekti para të pranishmëve kanë folur edhe përfaqësuesja e UNDP-së, Valbona Bogujevci, Kryetari i Bashkësisë Islame në Lipjan, Xhevdet Bytyqi si dhe përfaqësuesi nga Kisha Ortodokse Serbe në Lipjan, Srdjan Stankovi.
Pas përfundimit të kësaj ceremonie, të pranishmit vizituan nga afër punimet e realizuara me anë të këtij projekti.16722558_1417992288212579_7902571367097211451_o