Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për veprën penale “fajde”. Po ashtu, të njëjtit i janë sekuestruar 10 mijë euro, të cilat dyshohet se i ka përfituar përmes fajdes.
41-vjeçari Driton Podrimqaku ishte shpallur person në kërkim, nga Policia e Kosovës, pasi kishte kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Ai dyshohej se ka goditur me veturë një polic gjatë një operacioni të Njësive Speciale në afërsi të Radavcit të Pejës.
I dyshuari është arrestuar të dielën, ndërkaq Prokuroria Themelore e Pejës të hënën ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pasi dyshohet për veprën penale “fajde”.
Përveç kërkesës për paraburgim, Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar edhe sekuestrimin e 10 mijë eurove për shkak të dyshimit se të njëjtat janë përfituar përmes fajdes./Botapress/