Përseritet edhe në Prishtinë rasti i famshëm në Tiranë, pastruesja dyshohet se vodhi ari të 50 mijë eurove

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur dje në Prishtinë. Një grua ka raportuar se për tre muaj nga shtëpia e saj janë vjedhur stoli e ari.

Këtë vjedhje në vlerë mbi 50 mijë euro ajo dyshon se është kryer ish-ndihmësja e saj shtëpiake.

“Ankuesja  kosovare ka njoftuar se nga banesa e saj gjatë periudhës tre mujore janë vjedhur stoli ari në vlerë. Ankuesja dyshon se veprën e ka kryer ish-ndihmësja shtëpiake e dyshuara  kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh.

LEXO EDHE KETE

Kërcet dajaku në Banjën e Pejës, burri grushton gruan veç pse u vonua 10 minuta pas terapisë

Ndërsa policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Një rast i tillë kishte ndodhur edhe në Tiranë ku dyshohet se pastruesja dhe djali i saj kanë vjedhur nga shtëpia ku punonin 120 mijë euro. E dyshuara Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi e kishin inskenuar vjedhjen e shtëpisë në rrugën e Kosovarëve si të ishte grabitje.

Vjedhja ishte bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Më pas janë mbajtur nën vëzhgim personat e dyshuar mes të cilëve nënë e bir dhe nisur nga shpenzimet e kohëve të fundit kanë lindur dyshimet se ishin ata autorët./Botapress.info/

ngjashme