[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përplasje në Kuvend, Besa Gaxherri i thotë ‘mshele mori’ Albulena Haxhiut



Debati që po zhvillohet me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e aktivistëve të saj, ka eskaluar edhe në përplasje verbale mes deputetevëvë të opozitës dhe pozitës.

Gjatë kohës kur deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri po fliste në lidhje me arrestimin e këtyre aktivistëve, ajo u ndërpre nga deputetja, Albulena Haxhiu.

Besa Gaxheri iu drejtua deputetes së Vetëvendosjes me fjalët: “Mshele mori”.

Deputetja e LDK-së vazhdoi fjalën e saj duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës, hedhjen e koktejve të molotovit dhe praninë e maskave në selinë e kësaj partie, pas bastisjes së zyrave të kësaj partie nga Policia e Kosovës