• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar

nga Bota Press
24 Maj, 2022
në Lajme
ShareShareShare

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet kryetarit të komisionit për Ekonomi Industri dhe Ndërmarrësi Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit foli lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Deputeti i VV-së, Armend Muja, tha se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, për të cilën tha se kjo nuk po ndodhë më.Për punësime familjare, Muja atakoi PDK-në përçka bëri që të reagojë kryetari i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Shala tha se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke ba. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në komision për Ekonomia dhe po më flit për PDK-në”, tha Shala, por që me këtë nuk u pajtua Muja.

Ai tha se asnjëherë nuk ka qenë në PDK-në.

“U zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK. PDK e ka padit ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjell”, tha Muja.

“Pa marr parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kem obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj dit me rregullu gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”, tha Muja.

Për punësimet familjare të Vetëvendosjes foli deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi. Tha se mund të sjellë edhe dëshmi për këtë fakt.

“Unë e marr obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve t militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, tha ajo.Për këtë reagoi deputetja e VV-së, Jeta Statovci, e cila i kundërshtoi pretendimet e Bunjaku-Rexhepit për punësimet e militantëve të VV-së./Botapress.info/

Tags: perplasje ne komision

Të ngjashme

Lajme

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Ekskluzive

Ish luftëtarja e UÇK-së rrëfen historinë e saj: 18 vjeçe u nisa në luftë, sot ndjej keqardhje për bashkëluftëtarët

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik
  • LDK: Këta që propagandonin “çkpapjen: sot po synojn kapjen e shtetit e Universitetit!
  • Ministri i Financave mburret për vende të reja pune, i reagon nënkryetari i Prishtinës
  • Deputetit të VV-së i vidhen mijëra euro të padeklaruara në shtëpi, thotë se disa ishin të baxhanakut
  • Njëri prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme në SHBA kërkon t’u mirren të drejtat homoseksualëve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.