Dy vetura janë përplasur me njëra tjerën në Veternik para pak minutash. Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Kurse, si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor janë krijuar radhë të gjata të automjeteve duke krijuar kolonë.