Kandidati për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar klubin futbollistik “Flamurtari”, ku ka folur për domosdoshmërinë e investimeve si në këtë klub – po ashtu edhe në klubet tjera prishtinase.
Rama është zotuar për ta bërë më të mirën për krijimin e kushteve të përshtatshme për secilin sport.
Tutje, ai përmend faktin e të rinjëve prishtinas dhe nga mbarë Kosova, të cilët po tregojnë suksese të jashtëzakonshme në fushën e sportit.
Shkrimi i plotë:
Sporti ka fuqinë ta ndryshojë botën, e për një vend është ambasadori më i mirë!⚽️
Të rinjtë tanë po dëshmohen në fushën e sportit çdo ditë e më shumë, dhe çdo ditë e më shumë po arrijnë të na bëjnë krenar.🎖
Së bashku me ekipin tim ishim për vizitë në klubin futbollistik “Flamurtari”. Takova udhëheqësit dhe lojtarët e këtij klubi, me të cilët patëm një bisedë shumë të ngrohtë dhe miqësore.
Biseduam për problemet me të cilat përballet ky klub futbollistik, diskutuam për problemin e tribunave, çështje që duhet të rregullohet, mbjelljen e barit në fushën e jashtme dhe ndërtimin e një zhveshtoreje. Ata më treguan se “Flamurtari” është i vetmi vend që nuk ka përfituar tokë nga komuna, ndryshe nga stadiumet e tjera që kanë përfituar.
Duhet të bëjmë më të mirën për krijimin e kushteve të përshtatshme për secilin sport!
💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenePerjetimeve