Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me menaxhmentin e Ndërmarrjes Publike Banesore, ku kanë diskutuar për procesin e punës, vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë dhe rrugët që duhet ndjekur për përmirësimin e kushteve të punës.
Rama ka premtuar investime urgjente në Ndërmarrjen Publike Banesore, në rritje të kapaciteteve.
Përparim Rama ka përmendur punëtorët e kësaj ndërmarrje, si njerëz me vullnet të madh për punë, teksa u premtoi mbështetje të parezervë si kryear i Prishtinës.
Shkrimi i plotë:
Është gjithmonë kënaqësi kur sheh njerëz dhe ekipe me vullnet të madh për punë!
E tillë është Ndërmarrja Publike Banesore, një ndërmarrje që ka për qëllim menaxhimin e drejtë, ka rregull, siguri dhe pastërti, e cila po e ruan dinjitetin e banesave kolektive. Ndërmarrjet si këto janë një pasqyrë e mirë e Prishtinës dhe një aset i rëndësishëm i komunës.
Së bashku me menaxhmentin folëm për procesin e punës, diskutuam për vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë dhe rrugët që duhet ndjekur për përmirësimin e kushteve të punës. Ata kërkuan nga komuna mbështetje më të madhe dhe fuqizim.
Duhen intervenime urgjente në rritjen e kapaciteteve!
💙Të gjithë së bashku për Prishtinën me karakter unik në botë🤍
#PR4PR
#Prishtina
#PerparimRama
#PerPrishtinenPraktike
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2F165032989108031&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”778″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>