Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët.
Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar të gjithë investitorët e interesuar në konferencën e dytë që do të mbahet me 20 shtator.
‘’Kemi vendosur që me 20 shtator të organizojmë konferencën e dytë të investitorëve, ku kemi ftuar të gjithë investitorët e interesuar që të prezantojnë projekt-propozimet e tyre. Ju presim që bashkë të realizojmë vizionin për Prishtinën e transformuar’’, ka thënë ndër të tjera ai.
Më poshtë videoja e plotë: