Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se qysh në ditët e para të mandatit janë marrë me trajtimin e qenve endacak.
Ai theksoi se sot është nënshkruar kontrata që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre.
Ai tutje tha se momentalisht ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat do të shtohen deri në 20./Botapress.info
Postimi i plotë:
Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.
Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.
Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.
Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj./Lajmi.net/