Shaipi është halë në sy për Beogradin! Shaipi ka thuajse tri dekada punë të parezervë për kauzën tonë kombëtare (e, për dy nga këto e njoh edhe personalisht ngase bashkëpunojmë ngusht)! Sot, regjimi i Beogradit paska fillu edhe zyrtarisht ndjekjen e tij politike përmes instrumenteve të (pa)drejtësisë shtetërore, puro në sherbim të regjimit.
Opozita e vetme në Serbinë e Vuçiqit në Kuvendin Popullor është pikërisht Shaipi. Andaj, është halë në sy për Beogradin.
Nuk ka rast më eklatant sesa ky kur një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE-së, e i cili natë e ditë ankohet nëpër secilën kryeqendër të botës për “diskriminimin e vuajtjet e serbëve në Kosovë,” anipse Kosova ofron privilegje, përtej të drejtave më të zgjeruara për minoritetin serb në vend, përndjekë politikisht zërin e vetëm racional, faktik, e elokuent, të opozitës.
Është e pafalshme për Tiranën e Prishtinën zyrtare të ‘mbyllin sytë’ në këtë situatë! Veç paramendoni se çfarë do bënte Beogradi sikur Kosova të përndjekte politikisht në këtë mënyrë një lider serb lokal?! Edhe Keshilli i Sigurimit të OKB-së do alarmohej…
Askush s’ka me vepru për neve, kur institucionet tona heshtin. E heshtja dihet çka nënkupton!
Foto nga takimet e fundit që kishim në Departamentin e Shtetit në Washington, DC, në Maj 2019.