Një i mitur pa mbetur i plagosur pasi u therr me thikë para pak minutash në Podujevë. Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.
Ai bëri te ditur se pas një përleshjeje një i mitur është therur me thikë, i cili është dërguar në QKUK për tretmant mjekësor.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ai./Botapress/