[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përkrahje madhështore për Ramush Haradinajn



Sot është paralajmruar se në orën 13:00 do të mbahet një protestë gjithë popullore në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në sheshin Zahir Pajaziti, por ajo do të zhvendoset në sheshin Skenderbeu

AAK përmes rrjetit social facebook njoftoj se për shkak të numrit të madh të të interesuarve për protestën e sotme.

Ja njoftimi i plotë i AAK-së në Facebook:

Dhetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah  të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë.  
E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të Liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore!
Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!
AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë Kryetarin Haradinaj!