133 mijë dozave të vaksinës AstreZeneca që u pranuan si donacion nga Norvegjia iu skadoi afati më 31 gusht. Nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë i kanë thënë Periskopit se përgjegjësia për shpërndarjen e këtyre vaksinave i takonte Ministrisë.
Edhe në kontratën që ka siguruar Periskopi, përgjegjësia për shpërndarjen e vaksinave i përcaktohej Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia. Periskopi ka kontaktuar me Ambasadën e Norvegjisë në vend, e të cilët dhanë përgjigjen si vijon:
”Ambasada Norvegjeze ne Prishtine nuk ka komente lidhur me kete qeshtje. Luteni shume qe ta kontaktoni Ministrine e Shendetesise pergjegjese per distribuimin e vaksinave ne fjale.”
Gjatë ditës së djeshme u raportua e më pas konfirmua se 133 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca iu kishte dalë afati. Por, në fakt një pjese iu kishte skaduar afati edhe më herët.
Kontrata për këto vaksina ishte nënshkruar më 28 qershor, derisa më 3 korrik ato kishin ardhur në Kosovë.
Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë që tregon se një pjese do t’ju skadonte afati edhe më herët se më 31 gusht. Një muaj më herët.