[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfundon pa fitues drama mes Man City dhe Tottenham (VIDEO)



Manchester City ka lëshuar fitoren nga duart në ndeshjen ndaj Tottenham, duke barazuar në fund 2:2

Pas humbjes shokuese prej 4:0 nga Evertoni, Manchester CIty nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në xhiron e 22’të, duke barazuar 2:2 me Tottenhamin, transmeton Express.

City e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola brenda pesë minutave. Sane dhe De Bruyne shënuan për 2:0. Por, vendasit lëshuan fitoren nga duart duke pranuar dy gola nga mysafirët. Fillimisht për 1:0 shënoi Dele Alli në minutën e 58’të të ndeshjes, teksa për 2:2 realizoi Heung-Min Son në minutën e 77’të, që doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas këtij barazimi, City mbetet në pozitën e pestë me 43 pikë, derisa Tottenham në pozitën e dytë me 56 pikë, të cilën mund ta humbasë nëse Arsenali fiton të dielën ndaj Burnley.

https://www.youtube.com/watch?v=_IsRV0m2tHY