Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikës në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6 të mëngjesit, ku pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të pasuara nga ekipi i zjarrfikësve të cilët aktualisht janë të angazhuar në shuarjen e zjarrit.