• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve paralajmërojnë hapjen e diskove

nga Bota Press
29 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ka kaluar mbi një vit e gjysmë që nga dita kur në Kosovë janë konfirmuar rastet e para të të infektuarave me COVID-19.

Që nga atëherë shumë qytetarë humbën jetën e shumë të tjerë po vazhdojnë të jenë të shtrirë në spitalet e Kosovës, ku shpesh herë ka edhe mungesë të oksigjenit.

Përpos rrezikut në shëndet të shumë qytetarëve, dëme të mëdha u shkaktuan edhe në ekonomi e në zhvillimin e jetës në mënyrë normale të të gjithë njerëzve anembanë botës dhe jo vetëm në Kosovë.

Por pavarësisht gjithë kësaj, rrezikut të përhapjes së këtij virusi dhe shtimit të numrit të viktimave e të infektuarve dikush po pretendon se është koha për hapjen e klubeve të natës, apo njohur ndryshe si diskoteka.

Janë pikërisht disa nga përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe pronarë lokalesh në Prishtinë të cilët veçse janë duke paralajmëruar hapjen e klubeve që sipas tyre do të ndodh shumë shpejtë.

Të njëjtit madje nuk kanë hezituar që për këtë të shkruajnë edhe në profilet e tyre në rrjetet sociale, pavarësisht se situata me COVID-19 vazhdon të jetë në kulmin e rrezikut e ku qytetarët e Kosovës ende nuk janë vaksinuar.

Pavarësisht se vazhdojmë të jemi nga vendet e pakta në botë që ende s’ka vaksinuar as më të paktën e popullsisë, të njëjtëve nuk u bëhet vonë për këtë çështje.

E gjitha për çfarë ata po brengosen në këtë kohë është hapja e lokaleve të cilën edhe e arritën në bazë të marrëveshjes që patën me Ministrinë e Shëndetësisë ku u kërkua të respektohen masat antiCOVID të pacaktuara për gastronominë, por që nuk po mjaftohen me kaq.

Të njëjtit duan hapjen e klubeve të natës, gjë që me shumë gjasë do të rriste edhe më shumë rrezikun për jetë të qytetarëve.

Derisa nëpër botë nuk është hapur thuajse ende asgjë, tek ne situata po vazhdon të ikën edhe më larg që të ketë edhe hapje të klubeve.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë që të kuptohet qartë se çfarë saktësisht po parashihet me këto paralajmërime të pronarëve të shumtë të këtyre klubeve.

Duhet përkujtuar që deri më sot në vend kanë humbur jetën 2 mijë e 153 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është afro 10 mijë, saktësisht 9 mijë e 485 raste.

Nga muaji mars i vitit të kaluar deri sot janë gjithsej 104 mijë e 717 kosovarë të cilët u infektuan dhe u përballën me situatën e krijuar në jetën e tyre si pasojë e koronavirusit./Botapress/

 

Tags: gastronomeveshoqata

Të ngjashme

Lajme

Qytetarët kërkojnë dënimin me vdekje për vrasjen e Vanjës, firmosin një peticion

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Lajme

Cili nga shtatë banorët do të eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2?

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Ekskluzive

Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023
Kosovë

Mungesa e anesteziologëve problem shqetësues për Kosovën

nga Bota Press
5 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Qytetarët kërkojnë dënimin me vdekje për vrasjen e Vanjës, firmosin një peticion
  • Cili nga shtatë banorët do të eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2?
  • Publikohet dokumenti i kërkesës për divorc i Liridonës dhe Naimit në Suedi
  • Draft-konkluzionet, BE ia heq masat Kosovës nëse i përmbush kërkesat ekzistuese
  • Vëllai i Liridonës: Dorasin s’e njoh, Kushtrim Kokallën e njoh mirë, ka qenë në shtëpinë tonë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.