• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përfaqësuesi i SHBA-ve i shkon në zyre Osmanit: Për ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

nga Bota Press
28 Shtator, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Presidentja Osmani ka deklaruar se Serbia po tenton ta destabilizojë situatën, gjë që sipas saj është në vazhdën e përpjekjeve ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-ve, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e dakorduar në Bruksel, por e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë. Duke folur për procesin e dialogut, Presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

Ndërsa, Giacobbe potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Ky takim i Osmanit me Giacobbe vie një ditë para zhvillimeve të cilat parashihen për ditën e nesërme në Bruksel ku në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pranishëm do të jetë edhe një nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Botapress/

Tags: perfaqesuesi shba

Të ngjashme

Lajme

Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Specialja del me detaje të reja lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Hoti kërkon zgjedhje të parakohshme
  • Nga OVL e UÇK-së i dalin në përkrahje protestës së PSD-së kundër marrëveshjes Kurti – Vuçiq
  • Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
  • Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.