[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Përfaqësues të nëntë komunave zbarkojnë në Gjilan për ta parë modelin e mirë të punës në Administratës



USAID përmes programit Avancojmë Kosovën së Bashku dhe organizatën MDA, kanë përzgjedhur drejtorinë Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjilanit, si më të suksesshmen në Republikën e Kosovës sa i përket organizimit, ofrimit të shërbimeve për qytetarë dhe përdorimin e teknologjisë informative në ngritjen e cilësisë në nivel të Komunës.

Vlerësimet janë bërë në bazë të raportit të Auditorit Gjeneral dhe raportit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Për të parë nga afër modelin e mirë të funksionimit të punës në Administratë, sot në Gjilan kanë qëndruar përfaqësues të nëntë komunave të Kosovës.

Drejtori i Administratës në Gjilan, Nazim Gagica, pasi i ka falënderuar përfaqësuesit e komunave për ardhjen në Gjilan, ka prezantuar ndryshimet në administratë, organizimin e brendshëm si dhe përfshirjen më të madhe të teknologjisë informative në dhënien e shërbimeve për qytetarë.

“Në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, organizimi i brendshëm, avancimi i shërbimeve përmes teknologjisë si dhe efikasiteti, kanë qenë bazë e menaxhimit dhe avancimit në përgjithësi. Programi “Apliko Online”, “One Stop Shopp”, “Telework”, “Gjilani Smart City”, “E-kiosqet”, pastaj, programi me zyra të hapura, dhe programe të tjera të shumta, kanë bërë që shërbimet të jenë shumfish më të shpejta, eliminim total të tollovive para sporteleve dhe eliminim në një masë të konsideruar të gabimeve te mundshme teknike. Gjithashtu, edhe sa i përket protokolit elektronik dhe Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, por edhe shërbimit të Autoparkut ka një ngritje të cilësisë dhe ulje të shpenzimeve. Kjo arritje është bërë me mbështetjen e fuqishme të kryetarit Haziri”, ka thënë, mes tjerash, drejtori Gagica.

Ai ka thënë poashtu se janë bërë përparime jashtzakonisht të mëdha edhe sa i përket grumbullimit në një vend të të gjithë zyrave të tipit të sporteleve nga të gjitha nivelet e drejtorive komunale.

Të pranishmit nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, janë interesuar për mënyrën e arritjes deri në këtë nivel duke potencuar si një hap shumë me rëndësi të zhvillimit të nivelit lokal të shërbimeve për qytetarët.