• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Përdoruesit e “Tik-Tok” në Kosovë përfitojnë mijëra euro në ditë, ATK do të fillojë mbledhjen e tatimeve

nga Bota Press
30 Mars, 2022
në Lajme
ShareShareShare

“Tik-Tok” është zgjedhur një ndër aplikacionet më të shkarkuara gjatë vitit 2021, duke u radhitur në vendin e parë në SHBA me 94 milionë shkarkime nga përdoruesit e telefonëve të mençur.

Rritja e interesimit të përdoruesve për të qenë aktiv në “Tik-Tok” ka të bëjë edhe me pagesat që ky aplikacion iu bën përdoruesve që kanë aktivitet të madh dhe që mbledhin mijëra shikues në profilet e tyre.

Përdoruesit e aplikacionit “Tik-Tok” kanë mundësinë që të organizojnë paraqitje “LIVE” me përdorues të tjerë të “famshëm” të këtij aplikacioni, e ku shikuesit dërgojnë para në formë të dhuratave ose që njihen ndryshe në gjuhën angleze si “gifts”.

Përfitimet e mëdha financiare nuk kanë munguar as për përdoruesit e “Tik-Tok”-ut në Kosovë, të cilët duke shfrytëzuar “famën” e tyre në këtë aplikacion, po përfitojnë mijëra euro brenda një kohe të shkurtë.

E këto përfitime, si duket po kalojnë pa u vërenjtur “nën hundën” e Administratës Tatimore të Kosovës, duke mos paguar asnjë tatim ndaj shtetit.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka thënë se vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale, licencën e të cilës e posedon ATK-ja, nuk ju ofron mundësinë e analizimit të aplikacionit “Tik-Tok”, që do të thotë se ky institucion nuk ka mundësi kontrolli edhe për përfitimet e përdoruesve të saj në Kosovë.

“Vegla analitike për analizimin e rrjeteve sociale MKCVI për të cilën kemi rinovuar licencën na ofron mundësinë e analizimit të rrjeteve sociale, por jo edhe të ‘Tik-Tok’-ut, andaj grumbullimi dhe analizimi i informatave dhe përfituesve nga ky rrjet social mund të bëhet vetëm për raste individuale dhe atë në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, tek e cila subjektet raportuese janë të obliguara që të raportojnë të hyrat nga jashtë”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit për lajmi.net.

ATK-ja ka bërë të ditur se ka në plan që gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare, të koordinojnë mënyrën dhe mundësinë e identifikimit dhe pastaj edhe të trajtimit të përfituesve financiar nga rrjetet sociale ku përfshihet edhe “Tik-Tok”-u. /Botapress.info/

Tags: Përdoruesit e “Tik-Tok”

Të ngjashme

Botë

Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Botë

E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

nga Bota Press
25 Qershor, 2022
Kosovë

Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë

nga Bota Press
25 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Menduan se po flisnin me homologun e tyre në Kiev, kryetarët e vendeve evropiane u mashtruan nga Klitschko i rremë
  • E tmerrshme: Rusia sulmon Ukrainën nga territori i Bjellorusisë
  • ‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas
  • Lajm i keq: Vazhdon rritja e rasteve me Covid-19 në Kosovë
  • Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.