[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për veprimtarinë e sivjeme Unionit u ndanë 545.385 korona



Drejtorati për çështjet e rinisë dhe të shoqërisë civile ( Ungdoms – och civilsamhälles frågor) MUCF, që është një autoritet shtetëror në Suedi për mbështetjen e shoqatave dhe të asociacioneve ideale, edhe sivjet ka bërë ndarjen e mjeteve për veprimtaritë shoqërore. Ky autoritet mbështet edhe veprimtarinë e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Siç  është publikuar në faqern zyrtare të MUCF, për veprimtaritë e Unionit të shoqatave shqiptare në Suedi për vitin 2017 i janë ndarë 545.385 korona suedeze. Për veprimtarinë e vitit të kaluar ky asociacion shqiptar në Suedi është mbështetur me 501.462 korona suedeze.

Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi, nëpërmjet një projekti në kuadër të veprimtarisë për mbrojtjen e demokracisë prej ekstremizmit të dhunshëm, përkatësisht për të parandaluar radikalizmin e rinisë shqiptare, vitin e kaluar gjithashtu ka marrë 233.000 korona suedeze. Në qendër të veprimit të këtij projekti janë të rinjtë shqiptarë në shoqatat shqiptare dhe në mjediset e Suedisë ku janë të vendosur bashkëkombasit tanë.