Në dy vitet e fundit numri i pediatërve në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë është zvogëluar.
E krejt kjo për arsyen se edhe ata pak pediatër që ishin në këto qendra janë pensionuar.
Mungesën e tyre në disa prej qendrave familjare e ka pranuar edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia.
Ai tha se ligji për shëndetësi, kujdesin parësor shëndetësor e bazon në konceptin e mjekësisë familjare.
Mirëpo që ky ligj ua ndalon që të bëjnë pranimin e specialistëve, dhe si pasojë mungesa e pediatërve zëvendësohet vetëm me mjekë familjarë.