[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Për parkun “Heroinat” , 40 mijë euro investime (Foto)



Sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se   vlera e investimeve në parkun “Heroinat”,  është  plot 40 mijë euro.

Shpend Ahmeti  bashkë  me drejtorin ekzekutiv të Pro Credit Bank, Ilir Aliun, kanë përuruar fillimin e  punimeve.

Këtë  e ka bërë të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook./Botapress.info/.

 

Ky është  postimi i plotë:

Fillojnë punimet në parkun “Heroinat”

Bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Pro Credit Bank, Ilir Aliun, përuruam fillimin e punimeve në parkun “Heroinat”.

Ky park ka qenë përgjegjësi e ministrisë dhe nuk ka përfunduar asnjëherë, andaj kemi marrë përsipër që të gjejmë metoda të rregullimit të këtij parku. Ky park që brenda vetit ka monumentit “Heroinat” dhe i punuar nga arkitekti Ilir Blakqori, do të rregullohet sipas një dizajni me formë të ngjashme me mushkëritë, me simbolikën që gjelbërimi dhe parqet të jenë mushkëritë e qytetit. Për realizimin e këtij projekti do të na ndihmojë Pro Credit Bank, të cilën e falënderojmë shumë për këtë donacion.

Drejtori i ProCredit, Ilir Aliu, theksoi se ky është parku i dytë që po ndërtohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. “Ne në vazhdimësi do të kemi projekte të tilla, për shkak se si bankë insistojmë në mbrojtjen e ambientit. Pjesë e politikës tonë afariste janë pra edhe rritja e hapësirave gjelbëruese, edhe ulja e emetimit të CO2. Në këtë drejtim, gati gjysmën e veturave që i shfrytëzojmë si bankë i kemi elektrike e hibride”, tha Aliu

Vlera e investimit në këtë park do të jetë rreth 40.000 euro, dhe i tërë projekti pritet të përfundojë brenda 30 ditëve.