Për nder të çlirimit të Prishtinës, në qiellin e kryeqytetit sot janë parë tre parashutë me flamurin e Kosovës, shkruan Gazeta Botapress.
Sot bëhen 22 vite nga çlirimi i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, përfundimisht. Me 11 qershor të vitit 1999, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishin shkelur tokën e Prishtinës, duke i dhënë fund kështu luftës me ushtrinë serbe. Krerë institucionesh e kanë uruar këtë datë të rëndësishme për Prishtinën në veçanti e shtetin në përgjithësi.
Për nder të kësaj dite, sot në qiellin e Prishtinës janë parë tre parashutë, një me flamur të Kosovës dhe dy të tjerë në emër të dy prodhuesve të pijeve të Kosovës.
Më poshtë keni fotografitë e shkrepura nga Metro. /Botapress/