• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Për herë të parë një kryeministër spanjoll do të jetë përballë një kryeministri kosovar në Slloveni

nga Bota Press
5 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

 Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të merr pjesë në takimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo të Sllovenisë ku do të jetë i pranishme edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.

Kjo është hera e parë që Spanja ulet ballë për ballë me udhëheqësit kosovarë në një samit europian.

Vendimi i Sanchez është i ndryshëm nga ai i paraardhësit të tij Mariano Rajoy, i cili ishte larguar nga një samit i ngjashëm në Bullgari në vitin 2018 për të shmangur takimin me udhëheqësin kosovar në mes të krizës katalanase.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Sanchez merr pjesë në një samit europian me përfaqësuesit kosovarë. Në vitin 2020, në mes të pandemisë, kreu i Qeverisë së Spanjës mori pjesë në një videokonferencë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Së bashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, Spanja është një nga pesë shtetet europiane që nuk e njohin Kosovën shtet, por ajo ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi “në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje që është e mirë për të dy palët dhe që respektojnë ligjin ndërkombëtar në çdo kohë”.

Ashtu si vitin e kaluar, në këtë samit nuk do të ketë flamuj apo simbole kombëtare. Për më tepër, nuk do të ketë asnjë aludim për pozitën e kryeministrit Albin Kurti.

Siç shkruan mediumi spanjoll “La Razon”, Qeveria e Spanjës është e kënaqur me ndjeshmërinë që ka treguar vendi pritës për organizimin e takimit dhe garancinë për asnjëanësi që u mor në takimin e mëparshëm me videokonferencë të organizuar nga Kroacia.

“Strategjia e të gjitha qeverive spanjolle ka qenë shmangia e takimeve personale me udhëheqësit dhe diplomatët kosovarë në takimet europiane dhe ndërkombëtare nga frika se kjo mund të nënkuptojë një njohje faktike të vendit ballkanik. Sidoqoftë, askush nuk përjashton se një fotografi e pakëndshme mund të shpëtojë përgjatë këtij samiti”, shkruan ky medium.

Megjithatë, pjesëmarrja e Sanchezit në samit së bashku me kreun kosovar nuk do të thotë në asnjë mënyrë që Spanja do të ndryshojë qëndrim ose që mendon të heqë veton e saj për njohjen e Kosovës si vend i pavarur.

Partitë që mbështesin pavarësinë katalanase në të kaluarën e kanë konsideruar Kosovën si një simbol të aspiratave të tyre edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ishte në favor të pavarësisë së Kosovës, percjell Botapress.info

Tags: Albin KurtiPedro SanchezSpanje-Kosove

Të ngjashme

Aktuale

Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

E rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Burri nga Skënderaj vdes pasi u godit nga rrufeja

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vazhdon punësimi i familjarëve në Qeverinë Kurti, burri i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i Krasniqit

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.