Edhe pas shtyrjes për dy orë e gjysmë nga ora e planifikuar (10:00) Lëvizja Vetëvendosje s’ka arritur t’i mbledhë deputetët për mbajtjen e seancës së sotme.
Kështu ka bërë të ditur kryekuvendari, Glauk Konjufca i cili ka thënë se sërish nuk ka kuorum dhe nuk janë kushtet që seanca të vazhdojë.
“Prap nuk ekziston mundësia me vazhdu, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, tha Konjufca.
Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Badovcit, policia jep detaje
Konjufca me fillim të seancës në ora 10:00 është shprehur i zhgënjyer e i nervozuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje teksa ka thënë se kjo legjislaturë s’e meriton të vazhdojë.
“Qysh po e shohë këtë papërgjegjësi të disa deputetëve, mendoj se kjo legjislaturë nuk meriton me vazhdu”, u shpreh i zhgënjyer Konjufca, teksa u pyet për emrat e deputetëve dhe u përgjigj “qata që s’kanë ardhë”.
“Po presim sepse, kjo seancë varet vetëm nga kuorumi i mazhorancës, opozita ka treguar se nuk voton për pikat, kështu që duhet t’i presim deputetët e mazhorancës nëse vijnë. Për shkak që situata është kështu, shumica e pikave janë vetëm votime, debatet i kemi shterë në seancat e kaluara, dhe për secilën e kam qëndrimin e partive të tjera dhe e kam këtu që nuk do të votoni në shumicën e pikave, varet gjithçka prej kuorumit të mazhorancës, mazhoranca nuk po mundet me i mbledhë deputetët kështu që shihemi në ora 12:30 kur po më premtojnë që i sjellin.”, tha Konjufca.