“Për 72 orë, futbolli ishte më i rëndësishëm se lufta”: Dita kur Pelé ndaloi bombardimet në Nigeri

“Frymëzimi dhe dashuria shënuan jetën e ‘O Rei’, Peles, i cili na la në paqe. Në jetën e tij, Edson i pushtoi të gjithë me gjenialitetin e tij në sport, ndaloi një luftë, bëri punë sociale në të gjithë botën dhe përhapi atë që ai besonte, se ishte një kurë për të gjitha problemet: dashuria. Mesazhi i tij në jetë bëhet një trashëgimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë.”

Njoftimi i profilit zyrtar të ‘O Rei’ në ‘Instagram’ tregonte mes rreshtave një prej episodeve më të panjohura të karrierës së Pele: kur, më 4 shkurt 1969, ai arriti një ‘armëpushim’ të çastit në Luftën Civile në Nigeri.

Lufta e Biafranit, siç njihet ajo, u zhvillua midis 5 korrikut 1967 dhe 13 janarit 1970 dhe mori afro një milion jetë. Në mes të kësaj klime lufte, Santos zbarkoi në qytetin e Beninit për t’u përballur me një përfaqësuese nga Shteti Qendror Perëndimor.

“Dritat e qytetit nuk ndizeshin natën. U ndezën vetëm hoteli dhe shtëpitë. Më kujtohet, se pyeta menaxherin pse ndodhte kjo dhe ai më tha se ishte për të shmangur bombardimet e armikut,”- kujton Edu, një ish-lojtar i Santosit.

“Fuqia e Peles ishte e pabesueshme. Më kujtohet kur shkuam në Nigeri dhe ai vend ishte në luftë. Dhe djemtë e ndaluan luftën një ditë, që Santos të luante!”,- thotë argjentinasi Ramos Delgado, ish-bashkëlojtari i ‘O Rei’.

“Si qeveria dhe Republika e pavarur e Biafras, pranuan një armëpushim për të lejuar ekipin e Santosit, të luante dy ndeshje miqësore kundër ekipeve lokale. Për 72 orë, futbolli ishte më i rëndësishëm se lufta,”- kujton revista amerikane “Time”.

Vetë Pelé ofroi përmes ‘Twitter’, në vitin 2020, versionin e tij të fakteve: “Kam mësuar herët, nga babai im Dondinho, se futbolli duhet të jetë një instrument për të mire… E aplikova në jetën time, duke përdorur talenti im për të promovuar dashurinë dhe paqen. Gjithmonë jam përpjekur ta përcjell atë mesazh. Një nga krenaritë e mia të mëdha është ndalimi i një lufte në Nigeri, në vitin 1969, në një nga turnet e shumta që Santos bëri nëpër botë.

Ne patëm një takim miqësor në Benin City, i cili ishte në mes të një lufte civile. Vetëm Santos ishte aq i dashur, sa palët ranë dakord për një ‘armëpushim’ në ditën e ndeshjes. Që atëherë, kjo ngjarje është kujtuar si ‘Dita kur Santos ndaloi luftën’.

E kuptova se futbolli kishte fuqinë për të sjellë paqe në komunitetet e pafavorizuara. Në dy momente të rëndësishme në karrierën time, golin tim të 1000-të dhe lamtumirën time me futbollin, përfitova nga gjithë vëmendja e shtypit për t’u kërkuar fëmijëve në mbarë botën të kenë dashuri, dashuri dhe dashuri!”

Sfondi, megjithatë, nuk është plotësisht i qartë… as për vetë Pelé. “Nuk jam i sigurt nëse është plotësisht i vërtetë (fakti i ndalimit të luftës), por ajo që është e sigurt është se nigerianët u siguruan që biafranët të mos i luftonin ata derisa ne ishim atje,” pasqyroi vetë ‘O Rei’ në një nga autobiografitë e tij, botuar në 2007.

E vetmja gjë e sigurt është se Santos më në fund fitoi 2-1, me golat e Edu dhe Toninho Guerreiro, ndaj një ekipi vendas./Botapress.info/

ngjashme