Pentagoni bëri të ditur se nuk ka pasur “asnjë rrjedhje të materialit radioaktiv” nga termocentrali bërthamor i Zaporizhisë të Ukrainës, që u sulmua mbrëmë nga forcat ruse
Kështu tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference para mediave të premten, raporton CNN.
Sa i rrezikshëm ishte sulmi i Rusisë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia?
Pentagoni nuk tregoi se në çfarë statusi funksional është termocentrali tani apo nëse rusët e kanë nën kontroll termocentralin, sipas Kirby-t.
“Për shkak se ne kemi përvojë në drejtimin e termocentraleve bërthamore në Departamentin e Mbrojtjes, ne jemi pjesë e asaj përpjekjeje duke ofruar këshilla për Departamentin e Energjisë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit.
Kirby e quajti sulmin “tepër të rrezikshëm”.
“Sulmimi i një centrali bërthamor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës. Ndoshta edhe për vendet fqinje, nëse do të ndodhte diçka më shumë”, potencoi më tej ai.