Një person është arrestuar të dielën në fshatin Ozdrim të Pejës, pasi që i njëjti në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi me armë, thuhet në raportin e PK.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se është bastisur shtëpia e të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.