[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Pejë: Pas goditjes nga treni burri kosovar ndërroi jetë



Në fshatin Pavlan të Pejës të hënën një burrë ka marrë plagë vdekjeprurëse nga goditja e trenit, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rrethanat vdekjes tragjike sipas policisë janë akoma të panjohura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor – që ka konstatuar vdekjen e burrit.

Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu është dorëzuar familjarëve dhe se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.