• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

PDK- thotë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

nga Bota Press
21 Tetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në zgjedhjet e 17 tetorit 2021  ka  arritur një  rezultat pozitiv sipas zyrtarëve të saj.

Në këto zgjedhje lokale, sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga KQZ, PDK e udhëhequr nga Memli Krasniqi ka arritur të shënoj fitore në katër komuna.

PDK për katër vitet e ardhshme do të udhëheq me Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit.

Përveç fitores në këto katër komuna, PDK do të garoj në raundin e dytë të zgjedhjeve edhe në tetë komuna përfshirë këtu: Drenasin, Kaçanikun, Shtimen, Vushtrrinë, Malishevën, Prizrenin, Dragashin dhe Klinën.

Lidhur me koalicionet e mundshme me partitë për të marrë mbështetje më të madhe në balotazh në këto komuna, nga PDK thonë se ende nuk kanë vendosur për diçka të tillë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë për Telegrafin, se PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti sa i përket koalicioneve komunale.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër. Kjo qasje e jona si parti politike parimisht është më e hershme. Aq më shumë kësaj here nuk kemi vija të kuqe duke pasur parasysh se ato vija të kuqe mund të determinojnë rrethana të cilat mund të ndikojnë jo mirë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë në komuna”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka theksuar se për koalicionet fillimisht do të bisedohet me përfaqësuesit e subjektit të tyre e pastaj vendim do të merr Kryesia dhe kryetari Krasniqi.

“Thënë përmbledhtazi, për atë se si do të vendoset për marrëveshjet e ndryshme me subjektet tjera në komuna të ndryshme, së pari do të bisedohet me përfaqësuesit tanë dhe vetëm në bashkëpunim dhe koordinim me ta, Kryesia dhe Kryetari Krasniqi do të marrin vendime”, u shpreh Abdullahu.

Ndryshe PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë partia e dytë, me 148 mijë e 285 apo 17,009% të votave./Botapress.info/

Tags: PDK Zgjedhjet

Të ngjashme

Kosovë

“Moj Shqipni mos thuj marova”, Haradinaj ia thotë sërish këngës

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Ky është numri i kosovarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia këtë vit

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Lajme

Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim

nga Bota Press
13 Gusht, 2022
Kosovë

Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo

nga Bota Press
13 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • “Moj Shqipni mos thuj marova”, Haradinaj ia thotë sërish këngës
  • Ky është numri i kosovarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia këtë vit
  • Asambleisti i i VV’së përçmon Duda Baljen, duke shpërndarë një postim
  • Vjen një dorëheqje e papritur nga Lista Guxo
  • Ku eksporton armë Serbia?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected].info
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.