[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“PDK tash nuk do zgjedhje. Vendimin për prishje të koalicionit, mund ta marrë vetëm Kadri Veseli”



Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë idenë për prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas Halitit në mbledhjen e fundit të Partisë Demokratike nuk është biseduar për prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërsa sa i përket deklaratave të Shukri Bujës, i cili tha se shumë shpejt PDK do ta prish koalicionin dhe se ka pajtueshmëri në partinë më të madhe në vend për këtë gjë, Haliti tha që “njerëzit janë të lirë të diskutojnë, dhe që qëndrimin e Bujes e dimë të gjithë sepse e ka shprehur edhe në parlament”.

“Nuk ishte në rend të ditës shqyrtimi i koalicionit me LDK-në”, shtoi Haliti.

Xhavit Halit, nënkryetar i PDK-së

Madje Xhavit Haliti tha që vendimet e tilla mund të merren vetëm nga kryetari Kadri Veseli.

“ As une e as Shukri Buja nuk mund të marrim vendime të tilla, për këto kujdeset kryetari Veseli”, shtoi tutje Haliti.

Deklaratat e depuetit Buja për prishje të koalicionit, jo serioze i ka quajtur edhe anëtari tjetër i Partisë Demokratike Nait Hasani.

Në një prononcim për GazetaBlic Naiti i quajti jo shume serioze këto mendime të Bujës

“ Deklarata të tilla si të Shukri Bujës nuk janë aspak serioze”, u shpreh Hasani.

Ndërkohë, përpos Shukri Bujës, edhe deputeti tjetër nga PDK, Shaip Muja tash e sa kohë po kërkojn zgjedhje të parakohshme dhe prishje të koalicionit me partinë e Isa Mustafës.

Edhe nga LDK më nuk i përjashtojnë zgjedhjet e reja.