[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK paralajmëron kandidaturën e Zenun Pajazitit për Kryetar të Gjilanit



Në takimin e sotëm të kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve të PDK-së në Gjilan, u diskutua për çështje organizative të degës dhe aktivitetet e saj në terren, me ç’rast u caktua agjenda e takimeve intensive nëpër nëndegë.

“Çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale  në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qyteravë si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve (që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët), për ktë vit zgjedhor vetëm për marketing eketoral të kreut të Komunës Haziri”- thuhet tutje në komunikatën e PDK-së

 

“Ndërkaq, kryetari i Degës Zenun Pajaziti,  po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë. “Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat  e qytetarëve, për ta rrumbullaksuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjall shpresë qytetarëve tanë, nga pakanaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë Pajziti.

 

Në këtë realciom, s’do mend se qytetari gjilanas, po i jep mbështetje të fuqishme kësaj fryme  për ndryshime në Gjilan, që mund ta sjell vetëm Partia Demokratike e Kosovës në krye me Zenun Pajaziti”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.