[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“PDK në panik. Pasi të nis Gjykata Speciale, ajo s’mund t’i fitojë zgjedhjet!”



Paralajmërimi i Partisë Demokratike të Kosovës se mund të ketë zgjedhje të reja qysh në muajin maj, nga analistët politik konsiderohet si një mundësi reale.

Sipas tyre, kur ka kriza politike, PDK i sheh zgjedhjet si të vetmën mundësi për të mbetur në pushtet.

Analisti politik, Halil Matoshi në një deklaratë për Gazetën Blic ka theksuar se PDK është në panik.

Pak minuta më parëShpend Ahmeti fton qytetarët ta mbrojnë Prishtinën nga PDK e LDK!

“Për PDK-në zgjedhjet në kohë krizash shihen si e vetmja shansë për të qëndruar në pushtet, sepse partia e Hashim Thaçit është në panik se pasi që të nisë punën Gjykata Speciale më nuk i fiton zgjedhjet në Kosovë”, ka theksuar Matoshi.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve do të krijonte një konfirguacion të ri politik, që mund të ishte në të mirë të vendit.

“Porse zgjedhjet e parakohëshme në anën tjetër mund të prodhojnë një konfiguracion të ri politik që mund t’u jap zgjidhje dy çështjeve të interesit vital kombëtar: Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe si zotim shtetëror dhe demarkimit ët kufirit me Malin e Zi, si një nga kushtet për liberalizimin e vizave”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, analisti politik, Kranar Shala i sheh zgjedhjet si të domosdoshme.

“Mendoj që qytetarët kanë nevojë të rilegjtimojnë institucionet e tij dhe normalisht që janë të mirëpritura zgjedhjet e parakohshme. Koha ka dëshmuar, ashtu siç është pritur, që ky koalicion nuk do të ketë sukses dhe për të bërë të mundur që të kemi shpresë për një qeveri më të mirë, qytetarët duhet të thonë fjalën e tyre në kutitë e votimit”, tha ai për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, deputetët e PDK-së, Shaip Muja dhe Shukri Buja janë ata të cilët në vazhdimësi po kërkojnë zgjedhje të reja. Kjo sipas tyre, pasi ka dështuar keq qeveria e drejtuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa./ Gazeta Blic