[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK mund të bëjë koalicion me LDK-në!



Botapress, 28 Prill

Nëse do të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare në qershor, nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni PDK- LDK.Kështu ka deklaruar në një intervistë për Tribuna Chanel, analisti politik, Adrian Çollaku.

 

I pyetur për deklaratën e kryeministrit serb, Vuçiq se në Kosovë do të ketë një koalicion ndërmjet PDK-së e AAK-së, ku Kadri Veseli do të bëhet kryeministër e Ramush Haradinaj zëvendëskryeministër, Çollaku ka thënë se ka ka gjasa të ndodhë ky koalicion, mirëpo sipas tij, PDK mund të befasoj.

Ai ka thënë se ka shumë gjasa, për një koalicion të mundshëm PDK- LDK.“E shoh si opsion real edhe për një koalicion të ardhshëm PDK – LDK. PDK-së i intereson të ketë një partner të lehtë, sikurse LDK-ja”, tha ai.

 

SHIKO VIDEON