[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

PDK merr një goditje të rëndë në Rahovec, ish-kryetari Xhelal Canziba kalon në AAK (Foto)



 

Dega e PDK-se ne Rahovec ka marre një goditje te rende, Ish-kryetari i Degës dhe ish-kryetari i komunës se Rahovecit Xhelal Canziba  është larguar nga partia e tij e deridjeshme PDK-ja dhe eshte bashkuar me AAK-ne. Kete njoftim e ka bere te ditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se kësaj parti i është shtuar edhe një personalitet me shumë rëndësi në Rahovec, Xhalal Canziba, transmeton Botapress.info.

Ky është njoftimi i plotë i AAK-së:

 

Xhalal Canziba, njëri ndër personalitetet më të rëndësishme në Rahovec, njeri i vlerave kombëtare e politike dhe njëri prej ekspertëve kulmor të xheodezisë, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zoti Canziba, njeri aktiv i politikës në Kosovë, tha se i bashkohet Aleancës së Haradinjat, për të dhënë kontributin e tij për vendin, në këto momente bukur të ndjeshme. Ramush Haradinajn dhe AAK-në, i shoh si adresën më të duhur politike, pë të dhënë atë që kam, për të çuar përpara proceset me të cilat sot po përballet Kosova.

Zotit Canziba, mirëseardhje në AAK, i uruan drejtuesit më të lartë të AAK-së. Canziba një urim për rrugëtim të përbashkët e ka marrë edhe nga vet Ramush Haradinaj.