• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

PDK mbështetë idenë e abstenimit total nga fushata, AAK gati edhe për pesë ditë

nga Bota Press
14 Shtator, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Dje, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku konfirmoi vendimin zyrtar të partisë që ai drejton për shkurtim të fushatës, në vetëm pesë ditë.

Tani kanë mbetur edhe dy parti të tjera opozitare që janë pajtuar në parim ta bëjnë të njëjtën, por që ende s’e kanë vënë të zezën mbi të bardhë, duke përjashtuar këtu partinë në pushtet, Vetëvendosjen, e cila as nuk ka qenë në takime me partitë opozitare, e as kreu i saj nuk ua ka kthyer përgjigjet krerëve të tjerë politikë.

Lidhur me këtë, Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e Partië Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahun. Ky i fundit tha se si parti, janë që e njëjta, pra fushata, të abstenohet plotësisht, duke thënë se janë që kjo si e tillë të bëhet vetëm digjitale.“Parimisht ne si parti jo vetëm që jemi për atë që të shkurtohet afati kohor brenda të cilit do të bëhet fushata, gjë që e përkrahim parimisht, por edhe kemi propozuar që të abstenohet plotësisht nga fushata konvencionale, që nënkupton të mos ketë grumbullime të njerëzve me qëllim fushate elektorale të asnjë variante.

Për më shumë jemi për atë që kjo fushatë, gjithnjë në përputhje me vendimet dhe rekomandimet e IKSHPK, të bëhet vetëm në mënyrë digjitale, përmes mjeteve të informimit, rrjeteve sociale, thjeshtë duke i shfrytëzuar të gjitha mundësitë e këtyre formave të bërjes së fushatës”, tha fillimisht ai për GazetaBlic.Ndërkaq, tutje Abdullahu shtoi se të gjitha këto masa janë në interes të qytetarëve, pra t’iu mbrohet shëndeti atyre, i cili fatkeqësisht po u rrezikohet shkaku i keqmenaxhimit nga qeverisja aktuale.“Krejt kjo konsiderojmë se duhet të bëhet kështu, duke pasur parasysh se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në afatin e paraparë. Jemi të bindur se kështu po e mbrojmë demokracinë dhe Kushtetutën e Kosovës e cila në rast të shtyrjes së zgjedhjeve dëmtohet.Por mbi të gjitha me këtë qasje dhe me këto masa të propozuara, ne si opozitë jemi të bindur se mbrohet më së miri shëndeti i qytetarit të Kosovës i cili tashmë po rrezikohet pandalshëm, ndikuar drejtpërsëdrejti nga menaxhimi i keq i gjendjes pandemike nga qeveria aktuale. Mendojmë se nëse punohet shumë dhe drejtë dhe nëse ka konstruktivitet në bashkëpunim dhe ndjeshmëri morale e sociale, ky dyzim është i mundshëm dhe bashkë do t’ia dalim”, u shpreh ai.

Pesë ditë më parë, GazetaBlic kishte mësuar ekskluzivisht se krerët e partive politike, Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj janë takuar në një nga lokalet e kryeqyetit, ku janë pajtuar që të kundërshtojnë edhe shtyerjen e zgjedhjeve, por me fushatë minimale, për të mos qenë faktorë rritjeje rastesh me koronavirus.Kjo u vërtetua edhe mbrëmë, kur Vjosa Osmani, duke mos arritur që të sigurojë konsensus mes palëve, u detyrua që mos t’i shtyejë zgjedhjet lokale, ani pse në qarqet politike kosovare veçse kishin filluar të qarkullojnë zëra për një gjë të tillë.Gjithsesi, edhe pse edhe më tutje s’ka zyrtarizim, AAK do ta bëjë fushatën ashtu siç edhe e kishte inicuar kreu i saj, Ramush Haradinaj, pra pesë ditë. Haradinaj, kishte reaguar menjëherë pas Abdixhikut, duke thënë se jo dhjetë ditë, (siç kërkoi Abdixhiku), por Aleanca kërkon që fushata të jetë vetëm pesë ditë.Këtë e kishte thënë edhe shefi i shtabit të kësaj partie, Muharrem Nitaj, mbrëmë në takim me presidenten

.Ndërkaq zyrtari për informim dhe marrëdhënie me publikun, Ardian Azemi, në një prononcim, tha se janë edhe më tutje “pro” propozimit të tyre.“Propozimi i LDK-së ka qenë dhjetë ditë. I yni pesë sosh. LDK dhe PDK janë pajtuar. Gjithsesi, pak rëndësi ka se i kujt është porpozimi, por vendimi është i përbashkët. Fushata zgjatë pesë ditë. Këtë qëndrim e ka mbrojtur edhe nënkryetari Nitaj në takim me presidenten dje“, tha Azemi.

Tags: PDK AAK

Të ngjashme

Aktuale

Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

E rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Burri nga Skënderaj vdes pasi u godit nga rrufeja

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vazhdon punësimi i familjarëve në Qeverinë Kurti, burri i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i Krasniqit

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.